Trump: Popullariteti im në rritje për shkak të impeachmentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump e quajti mashtrim procesin e impeachmentit ndaj tij, duke theksuar se nuk do të brengosej shumë për gjykimin e gjatë në Senatin amerikan.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pasi Komiteti Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve aprovoi dy akuza kundër tij, Trump denoncoi gjithë procesin duke e quajtur “të turpshëm”.

“Kjo me të vërtetë është një gjë shumë e trishtueshme për vendin tonë, por duket se politikisht do të jetë shumë e mirë për mua”, tha Trump duke shtuar se atij i është rritur popullariteti pas zhvillimeve të fundit.

Një komision i Kongresit amerikan miratoi dje akuzat kundër presidentit amerikan, Donald Trump, një etapë vendimtare para një votimi historik të procedurës së shkarkimit.

Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi dy akuza të ngritura nga demokratët kundër presidentit amerikan si abuzime me pushtetin dhe pengim i mbarëvajtjes së Kongresit.

Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i nënshtrohet javën e ardhshme një procedure shkarkimi gjatë një votimi historik në Kongres ndërkohë që një komision i Kongresit votoi dje dhe akuzat kundër tij./ATSH/

Share This Article