Trump presion autoriteteve për zhvillimin e vaksinës anti-covid para zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump ushtroi sërish presion mbi autoritetet për zhvillimin dhe miratimin e një vaksine kundër Covid-19.

“Dikush ose kushdo në agjensinë për Administrimin e Uhsqimeve dhe Barnave, po ia vështirësojnë punën kompanive të ilaçeve për të rekrutuar vullnetarë për testimin e vaksinave dhe trajtimeve. Natyrisht, ata shpresojnë të vonojnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit, por duhet të përqëndrohen te shpejtësia dhe shpëtimi i jetëve”, postoi Trump në Twitter.

Trump ka thënë se shpreson që të zhvillohet një vaksinë rreth kohës së zgjedhjeve.

Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar se çdo ndërhyrje politike në procesin e testimit dhe miratimin e vaksinave mund të hedhë dyshime dhe të minojë sigurinë dhe legjitimitetin e saj.

Share This Article