Trump pro njohjes së sovranitetit të Izraelit mbi Golanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot pro njohjes së sovranitetit të Izraelit në pjesën e Golanit të pushtuar dhe aneksuar nga izraelitët, një vendim që nuk është njohur asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar.

“Pas 52 vitesh, ka ardhur koha për SHBA-në që të njohë plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Golanin, që ka një rëndësi strategjike për shtetin e Izraelit dhe stabilitetin rajonal”, shkruan Trump në Twitter. Kjo deklaratë vjen vetëm katër ditë larg nga vizita e parashikuar në Shtëpinë e Bardhë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në mes të një fushate për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit të Izraelit në legjislativet e 9 prillit./ATSH

Share This Article