Trump reagon i revoltuar: Vetëm se s’u shfaqa dy ditë në konferencë, më shpallën të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump vendosi t’i përgjigjej me një konferencë shtypi lajmeve që po qarkullonin mbi shëndetin e tij, e që mbërrinin deri në aludime se presidenti i Shteteve të Bashkuara mund të kishte vdekur.

Duke u shfaqur vetë përpara njerëzve, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregoi se kjo ishte mënyra më e mirë për t`i dhënë fund teorive të konspiracionit, e sigurisht, nuk e la t`i shpëtonte rasti edhe për të bërë pak ironi.

“Të gjitha fake news, isha shumë aktiv gjatë fundjavës. Javën e kaluar, pata disa konferenca për shtyp. Vetëm dy ditë nuk dola unë, dhe filluan direkt të thonë: ja pra, diçka nuk shkon me të, nuk është mirë”, shprehet Donald Trump.

Thashethemet rreth shëndetit të Trump dominuan diskutimet në internet pak ditë  pasi presidenti u fotografua me një mavijosje të madhe në dorë. Në fund të gushtit, këngët “Trump ka vdekur” dhe “Ku është Trump?” filluan të bëheshin trend në platformën X.

Share This Article