Trump reagon pas masakrës në El Paso

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas ngjarjes së tmerrshme që ndodhi në El Paso të Teksasit kur një 21-vjeçar iu mori jetën 20 personave duke lënë edhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump.

Ai e përshkroi ngjarjen si një sulm të tmerrshëm, ndërsa tha se autoritetet po punojnë në zbardhjen e rastit.
Trump e quajti këtë si një akt frikacakësh dhe theksoi se nuk ka asnjë arsye që do të justifikonte vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

“Të shtënat në El Paso në Teksas, nuk ishin vetëm tragjike, por ishte një veprim frikacakësh. Nuk ka asnjë arsye që ndonjëherë do të justifikojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, shkroi ai në Twitter.

Share This Article