Trump rifillon udhëtimet e ndërprera për shkak të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se javën e ardhshme do të rifillojë udhëtimet e ndërprera për shkak të koronavirusit.

“Së shpejti rifilloj udhëtimet e mia. Javën e ardhshme planifikoj të shkoj në Arizona. E pres me padurim këtë udhëtim. Së shpejti do të shkoj edhe në Ohio”, theksoi Trump duke vënë në dukje se prej javësh nuk ka mundur të largohet nga Shtëpia e Bardhë për shkak të virusit.

“Shpresoj që jeta të rikthehet në situatën e tre muajve më pare”, deklaroi Trump, i cili shtoi se shpresonte të zhvillonte përsëri mitingje zgjedhore me numër të madh pjesëmarrësish.

“Ndoshta nuk do kemi nevojë për një vaksinë nëse virusi largohet. Por sigurisht nëse gjendet vaksina kjo do të jetë e mrekullueshme”, deklaroi Trump.

Share This Article