Trump: Soleimani po planifikonte një sulm të madh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se Kasem Soleimani ishte duke planifikuar një sulm të madh.

“Ai po udhëtonte me kreun e Hezbollahut dhe vrasja e tij bëri që të shpëtoheshin një numër i madh jetësh njerëzore”, tha Presidenti amerikan në njw komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e kryeministrit të Greqisë, Qiriakos Micotaqis.

Ai shtoi se SHBA po e ndiqnin Soleimanin prej një kohe të gjatë dhe se brenda Iranit shumë njerëz u gëzuan për vrasjen e tij, pasi i trembeshin atij.

Presidenti Trump e quajti Kasem Soleimanin një monstër që kishte vrarë shumë njerëz.

Share This Article