Trump sulmon DeSantis, republikanët fajësojnë ish-Presidentin për rezultatet zhgënjyese

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht, Donald Trump e bëri të qartë ambicien për të kandiduar në presidencialet e vitit 2024, ashtu si ai di ta bëjë më mirë: duke sulmuar çdo rival të mundshëm që guxon ta sfidojë.

Ish-Presidenti vuri në shënjestër guvernatorin republikan të Floridës, Ron De Santis, i cili me fitoren bindëse në “shtetin e diellit” i hapi rrugën një kandidature të mundshme për nominimin demokrat për Presidencë.

Trump, i cili ka sinjalizuar se do të shpallë kandidaturën më 15 nëntor, e cilësoi De Santis një politikan pa peshë, i cili kishte fituar popullaritet vetëm falë mbështetjes së tij: “Ron kishte mbështetje të ulta, ishte keq në sondazhe dhe nuk kishte para. Por, ai tha se nëse unë do ta përkrahja mund të fitonte. Unë i ktheva në binarë edhe fushatën elektorale, e cila kishte filluar të copëtohej”.

Ai shkon më tej duke u ankuar se De Santis, të cilin e ka pagëzuar Ron De Sanctimonious, i mungonte besnikëria dhe po luante lojëra duke refuzuar të përjashtonte kandidaturën presidenciale: “Në terma të besnikërisë dhe klasit, kjo nuk është përgjigjja e duhur”.

Por, ndërsa De Santis po shijon “dushin” e lavdisë pas rizgjedhjes bindëse, Trump po fajësohet nga republikanët për performancën zhgënjyese në zgjedhjet e mesit të mandatit. Aleatët e ish-Presidentit i kanë kërkuar atij të shtyjë njoftimin e planifikuar për në 15 nëntor, kur mendohet se do të shpallë kandidaturën për presidencialet.

Share This Article