Trump: Tarifat janë një gjë shumë e bukur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se tarifat janë një “gjë e mrekullueshme” mes rënies së tregjeve të aksioneve në mbarë botën.

“Ne kemi deficite të mëdha financiare me Kinën, Bashkimin Evropian dhe shumë të tjerë. E vetmja mënyrë për ta kuruar këtë problem është me TARIFA, të cilat tani po sjellin dhjetëra miliarda dollarë në SHBA. Ato tashmë janë në fuqi dhe janë një gjë e bukur për t’u parë”, shkroi Trump në Truth Social.

“Deficiti me këto vende është rritur gjatë presidencës së përgjumur Joe Biden. Ne do ta kthejmë atë dhe shpejt”, premtoi presidenti amerikan.

“Një ditë njerëzit do të kuptojnë se tarifat, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë një gjë shumë e bukur”, përfundoi ai.

Për të kujtuar, tregjet ranë ndjeshëm duke thelluar krizën globale të tregut të aksioneve të shkaktuar nga vendosja e tarifave nga Trumpi.

Ndryshe, miliona njerëz kanë marrë pjesë në protesta kundër Trumpit dhe Elon Musk në të 50 shtetet amerikane dhe në mbarë botën.

Protestat u organizuan nga lëvizja pro-demokratike në përgjigje të asaj që ata e quajnë sulm ndaj të drejtave dhe lirive amerikane. 

Share This Article