Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Lajmi konfirmohet nga vetë Trump në platformën e tij Truth Social, ku ndan disa detaje nga telefona e zhvilluar mes tyre, teksa cilëson se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Erdoganin. Ata i kanë bërë ftesë njëri-tjetrit për vizita, gjë që është pranuar prej të dy ata, por ende nuk ka detaje lidhur me ndonjë datë të mundshme.
Madje republikani ka kujtuar bashkëpunimin e tij të hershëm me Erdoganin për rikthimin e Pastro Andrew Brunson në Shtetet e Bashkuara, pas kërkesës së menjëhershme të Trump.
Për t’u ndalur tek lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, Trump e cilësoi si qesharake, por vdekjeprurëse, e se mezi pret t’i japë fund me ndihmën e Erdogan, një pikë kjo e rëndësishme diskutimi midis dy presidentëve.
“Kisha një bisedë telefonike shumë të mirë dhe produktive me Presidentin e Turqisë, Recep Erdogan, lidhur me shumë subjekte, duke përfshirë luftën me Rusinë e Ukrainën, të gjitha me Sirinë, Gazën, e shumë më tepër. Presidenti më ftoi që të shkoja në Turqi në një datë të afërt, sikurse dhe ai do të vijë në Uashington. Përgjatë 4 viteve si President, marrëdhënia ime me Presidentin Erdogan ishte e shkëlqyer. Ne kemi punuar së bashku në shumë gjëra, duke përfshirë dhe faktin që ai ndihmoi në rikthimin e Pastorit Andreë Brunson në Shtetet e Bashkuara, i cili ishte i burgosur, menjëherë pas kërkesës time. Në çdo rast, mezi pres të punoj me Presidentin Erdogan për të përfunduar luftën qesharake por vdekjeprurëse, tani”, shkruan Trump në platformën e tij.