Trump thotë se ai ka marrë hidroksilklorinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po merr hidroksilklorinë në përpjekje për të shmangur koronavirusin.

Trump më parë ka provuar ilaçin e malaries si një trajtim për koronavirusin, por ka prova të pakta shkencore që ky ilaç mund të luftojë Covid-19.

Ende janë duke u zhvilluar testime klinike për të parë nëse ky ilaç është efektiv.

“Po e marr për rreth një javë e gjysmë tani dhe jam ende këtu, unë jam akoma këtu”, u tha Trump gazetarëve të hënën.

I pyetur se çfarë provash kishte për përfitimet pozitive të ilaçit, Trump tha: “Këtu është dëshmia ime, unë po marr shumë përgjigje pozitive në lidhje me të.”/BBC

Share This Article