Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dërguar një mesazh urimi me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për sovranitetin e Kosovës teksa shton se është gati për zgjerimin e partneritetit dypalësh.
“Teksa marrëdhënia mes dy vendeve vazhdon të rritet, ne mirëpresim zgjerimin e partneritetit përmes bashkëpunimit tregtar dhe investimeve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë së bashku me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për të mirën e përbashkët”, është thënë mes tjerash në letër.
Në letër e dërguar nga Trump, Kosova përgëzohet gjithashtu për pjesëmarrjen në themelimin e Bordit të Paqes.
SHBA-ja ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008. Shtetësia e saj njihet nga 121 shtete, por sfidë mbetet ende mosnjohja nga katër shtete të NATO-s dhe pesë të Bashkimit Evropian.

