Trump vallëzon i lumtur pas betejës me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan Donald Trump, në tubimin e tij në Pensilvani, brohoriti se “ai do ta bënte Amerikën të sigurt dhe të shkëlqyer përsëri”.

Trump, fillimisht iu drejtua mijëra mbështetësve të tij me fjalët se “ ai e ndjen dhimbjen e të gjithë atyre që luftojnë me koronavirusin, pasi e kishte përjetuar vetë”.

Dhe, më vonë u mburr se është “imun” nga Covid-19, pas qëndrimit në spital ku u trajtua me ilaçe të virusit Ebola. Presidenti shtoi se ndjehet si Supermen dhe ka dëshirë të puthë turmën.

Menjëherë pas fjalimit të tij në tubim, u dëgjua një këngë klasike e grupit “Village People” e cila e bëri Presidentin të vallëzojë për disa momente.

Trump i‘u bashkëngjit ndjekësve dhe bëri disa lëvizje vallëzimi në skenë, ndërsa mbylli tubimin e tij të dytë të fushatës zgjedhore, që nga qëndrimi i tij katër-ditor në spital, ku e luftoi virusin Covid-19.

Share This Article