ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin 2 hours ago
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës 2 hours ago
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet 2 hours ago
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave 3 hours ago
Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump zgjedh ambasadoren e re amerikane në OKB

albnews by albnews
12 November, 2024
in Bota
0
Trump zgjedh ambasadoren e re amerikane në OKB
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ligjvënësja republikane Elise Stefanik është zgjedhur për të shërbyer si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara në administratën e ardhshme amerikane, sipas një deklarate të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Ky post ka nevojë për miratim nga Senati.

RelatedPosts

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës

Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës: Më njohu

“Jam i nderuar të emëroj Elise Stefanikun për të shërbyer në kabinetin tim si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Elise është një mbrojtëse e fortë dhe e mençur e politikave që e vendosin Amerikën të parën”, tha Trump.

40 vjeçarja Stefanik, ligjvënëse nga Nju Jorku dhe kryetare e grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, ka qenë një aleate e fortë e Trump.

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përgatitet për një rikthim të zotit Trump në pushtet dhe përballjen e mundshme me shkurtime të financimit dhe angazhimit amerikan në raport me organizatën, gjatë mandatit të dytë të presidentit republikan.

Një reduktim i angazhimit të Shteteve të Bashkuara në OKB mund të hapë derën Kinës, e cila ka forcuar ndikimin e saj në diplomacinë globale.

Presidenti i zgjedhur Trump ka ofruar pak detaje në lidhje me politikën e jashtme për mandatin e tij të dytë. Megjithatë, mbështetësit e tij thonë se forca e personalitetit të tij dhe qasja e tij ‘paqe përmes forcës’ do të ndihmojë që udhëheqësit e huaj të përkulen ndaj vullnetit të tij. Ai është zotuar t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe pritet t’i japë mbështetje të fortë Izraelit në konfliktet e tij me grupet militante, Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Libanin jugor.

Ndër shqetësimet kryesore në OKB janë nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin të kontribuojnë më pak para për organizatën botërore me 193 anëtarë dhe të tërhiqen nga institucionet dhe marrëveshjet kryesore shumëkombëshe, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe marrëveshjen e Parisit për mjedisin.

Stefanik mori pozitë udhëheqëse brenda grupit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2021, kur ajo u zgjodh për të zëvendësuar ligjvënësen Liz Cheney. Zonja Cheney humbi mbështetjen pas kritikave të saj lidhur me pohimet e pa mbështetura në fakte të zotit Trump për manipulime në zgjedhjet e vitit 2020.

Ajo tërhoqi vëmendjen e opinionit publik në nivel kombëtar kur e mbrojti zotin Trump gjatë ngritjes së akuzave në Kongres për shkarkimin e ish Presidentit republikan në vitin 2019. Mbrojtja që ajo i bëri atij nxiti ish Presidentin Trump ta krahasojë Stefanik me “një yll që sapo kishte lindur”, në politikë.

Stefanik ishte gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ajo fitoi në një qark që kishte votuar dy herë për presidentin demokrat Barack Obama dhe ishte përfaqësuar nga demokratët në Kongres që nga viti 1993.

Ajo shihej si një kandidate e mundshme për postin e nënpresidentes para se zoti Trump të zgjidhte senatorin JD Vance.

Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Trump tha gjatë fundjavës se nuk do t’i kërkonte ish-kandidates republikane për presidente, Nikki Haley, që t’i bashkohej kabinetit të tij të ri.

Haley shërbeu si ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara gjatë mandatit të parë të zotit Trump. Ajo i ofroi mbështetje zotit Trump për president pavarësisht se e kishte kritikuar ashpër kur ajo konkurroi kundër tij në zgjedhjet paraprake të partisë.

Trump po vazhdon takimet me kandidatët e mundshëm për të shërbyer në administratën e tij përpara inaugurimit të tij si president më 20 janar. VOA.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

25 November, 2025
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

25 November, 2025
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

25 November, 2025
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result