Trump zhvendos portretet e Clinton dhe Bush në Shtëpinë e Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portretet zyrtare të ish-presidentëve amerikanë Bill Clinton dhe George Bush më i riu janë larguar javën e kaluar nga foajea e madhe e Shtëpisë së Bardhë dhe janë zëvendësuar me portretet e dy presidentëve republikanë, të cilët para ca kohësh e kanë udhëhequr shtetin, njofton CNN.

Sipas traditës së Shtëpisë së Bardhë, portretet e ish-presidentëve duhet të ekspozohen në hyrjen e godinës, kështu që ato do të jenë të dukshme për mysafirët gjatë ngjarjeve zyrtare.

Portretet e Clintonit dhe George Bush i riu janë zhvendosur në trapezarinë e vjetër, hapësirë e vogël që rrallë përdoret dhe nuk e shohin shumë vizitorë.

Portreti i Bushit është zëvendësuar me portretin e presidentit të 25-të William Mekinli, ndërsa portreti i Clintonit është zëvendësuar me Theodos Ruzvelt.

Në librin e tij, ish-këshilltari për siguri kombëtare, Jhon Bollton, shkruan se Tramp e urren Bushin e vjetër dhe Bushin e ri. Sipas disa raporteve, Trump e ka kritikuar Bill Clinton dhe ka vlerësuar se ai ka qenë president i keq.

Share This Article