Trump zyrtarizon senatorin Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit, në administratën e tij të re.

“Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë ndaj kundërshtarëve tanë”, shprehet Trump.

Marco Rubio njihet për qëndrimet e tij të forta ndaj Kinës, Kubës dhe Iranit.

Ai ka nxitur një qëndrim më të ashpër kundër Kinës, duke patur si objektiv aplikacionin e mediave sociale TikTok, kompania mëmë e së cilës është kineze.

Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se Pekini mund të sigurojë qasje tek dhënat e përdoruesve sa herë të dojë.

Share This Article