Trumpi ende po hetohet për dhunën në Capitol

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hetuesit federalë janë ende duke e ekzaminuar rolin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në nxitjen e sulmit kundër ndërtesës së Kongresit në Washington.

Prokurori në largim nga gjykata në Columbia, Michael Sherwin, ka konfirmuar se Trumpi ndodhet edhe më tutje nën hetime për puçin e 6 janarit. Këtë gjë ai e ka bërë të ditur gjatë një interviste për emisionin “60 Minutes” të “CBS News”.

Sherwin ka theksuar se janë ende më shumë se 400 raste të ngritura kundër pjesëmarrësve në ngjarjen e fillimjanarit. Trumpi ishte hetuar rreth adresimit të tij para një turme mbështetësish në Shtëpinë e Bardhë, me ç’rast u ka thënë pjesëmarrësve që “të luftojnë si në ferr” për ta penguar Kongresin në certifikimin e fitores së rivalit të tij demokrat, Joe Biden, në zgjedhje.

Për këtë fjalim që shpiu deri në kryengritjen në Capitol, republikani ishte fajësuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, por më vonë ishte shpallur i pafajshëm nga ana e Senatit.

Share This Article