Trumpi fajëson Bidenin për luftimet mes Izraelit e Gazës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka akuzuar pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, se po mban një qëndrim të dobët, i cili, sipas tij, ka çuar në konfliktin mes izraeltiëve dhe palestinezëve. “Kjo nuk do të kishte ndodhur me mua”, tha miliarderi Trump.

Duke folur nga kulla “Trump Tower” në Manhattan, ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se ka për synon që të formojë një rrjet social shkaku i bllokimeve që i janë bërë në rrjetet e famshme sociale.

Ai pranoi se bllokimi në Facebook, Twitter, YouTube e platforma tjera po i dëmton përpjekjet për mbledhje të fondeve për rikandidimin e mundshëm për president në zgjedhjet e vitit 2024.

Trumpi e kritikoi ashpër politikën e presidentit amerikan rreth Lindjes së Mesme, duke thënë se Bideni i ka ligështuar Shtetet e Bashkuara, shkruan Daily Mail.

“Ju s’do ta kishit këtë problem në Izrael. Ata nuk gjuanin raketa. Ata po hedhin mijëra raketa drejt Izraelit, kjo nuk do të kishte ndodhur me mua”, deklaroi Trump.

Ai shtoi me krenari se ka qenë në mënyrë të vendosur pro Izraelit dhe se ka qenë aleat i fortë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke shprehur shqetësim për të ardhmen e Lindjes së Mesme.

Trumpi tha se edhe lëvizjet e fundit agresive të Rusisë ndaj Ukrainës janë shenjë e dobësisë amerikane. Ai tha se fuqia e tij e ka parandaluar Korenë Veriore që të shpallë luftë.

Share This Article