• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Trumpi fal ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Michael Flynn

Trumpi fal ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, Michael Flynn

by albnews
26 November, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Presidenti Trump shpalli falje të plotë për këshilltarin e tij të parë të sigurisë kombëtare, Michael Flynn, të cilit iu desh të përballej me një betejë të gjatë ligjore me prokurorët federalë, si rrjedhojë e hetimit për çështjen e Rusisë.

Presidenti Trump bëri të ditur lajmin në Twitter në prag të festës së Falënderimeve.

“Është nderi im i madh të njoftoj se Gjeneralit Michael T. Flynn i është dhënë Falje e Plotë. Urime@GenFlynn dhe familjes së tij të mrekullueshme, e di që tani ju do të kaloni një festë Falënderimesh vërtet fantastike!” shkroi ai.

Falja i jep fund një odiseje të gjatë ligjore për Flynnin, i vetmi anëtar i administratës Trump ndaj të cilit u ngritën akuza si pjesë e hetimit për Rusinë, të kryer nga prokurori i posaçëm Robert Mueller.

Ai pranoi fajësinë në vitin 2017, për akuzat se kishte gënjyer FBI-në rreth kontakteve të tij me ambasadorin rus në Uashington.

Flynn ishte ndër ndihmësit e parë të presidentit që pranoi fajin në hetimin e prokurorit Mueller dhe për muaj të tërë ai bashkëpunoi mjaft me prokurorët. Bashkëpunimi ishte aq i gjerë saqë prokurorët nuk rekomanduan burgim dhe lanë të kuptohej se do të ishin të kënaqur me një lirim me kusht.

Më vonë, Flynn ndërroi avokatë dhe taktikë, duke argumentuar se prokurorët e çështjes e kishin futur në kurth dhe e kishin bërë të gënjente në lidhje me bisedat që kishte pasur në dhjetor 2016 me ambasadorin rus Sergei Kislyak.

Departamenti i Drejtësisë ka mohuar në mënyrë të përsëritur aludimet për gabime të prokurorisë. Në dhjetor 2019, gjyqtari i Gjykatës së Qarkut Emmet Sullivan i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Flynnit.

Në janar të këtij viti, prokurorët federalë i kërkuan gjyqtarit ta dënonte Flynnin me deri në gjashtë muaj burg, duke argumentuar se: “I pandehuri nuk ka nxjerrë mësime. Ai është sjellë sikur ligji të mos kishte vlerë për të dhe sikur veprimet e tij të mos kishin ndonjë pasojë”.

Flynni ka qenë gjithashtu kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në Pentagon, por u detyrua të largohej në vitin 2014 pjesërisht për shkak të stilit të tij të menaxhimit dhe opinioneve se si duhej luftuar militantizmi islamik.

Ai iu bashkua fushatës zgjedhore të Trumpit në vitin 2016. Në Kuvendin Kombëtar Republikan të atij viti, ai nxiti mbështetësit e Trumpit të brohorisnin me thirrjet “Burgoseni!”, duke iu referuar kandidates demokrate Hillary Clinton.

Ish-ndihmës të tjerë të Trumpit u dënuan për krime federale pas hetimit për Rusinë.

Miku dhe këshilltari i tij i vjetër Roger Stone u dënua në 20 shkurt me 3 vjet e katër muaj burgim për pengim të drejtësisë, manipulim të dëshmitarëve dhe mashtrim të ligjvënësve që hetonin ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s. Në korrik 2020, Presidenti Trump e reduktoi dënimin e tij.

Paul Manafort, ish-kryetar i fushatës së Trumpit, u dënua vitin e kaluar me 3.5 vjet burg, pasi u shpall fajtor për lobim të paligjshëm dhe manipulim të dëshmitarëve. Kjo, së bashku me fajësinë për një çështje tjetër, e çonte dënimin e tij të përgjithshëm në më shumë se 7 vjet.

Falja e Flynnit pritet të dënohet nga kritikët, të cilët kanë thënë se veprimet e Presidentit Trump për të ndihmuar miqtë e tij, janë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Krerët demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve e dënuan faljen.

Qysh në muajin mars, Presidenti Trump tha se po shqyrtonte fuqimisht mundësinë e një faljeje të plotë për Flynnin. Ai tha se FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë ia kishin “shkatërruar” jetën Flynnit dhe familjes së tij dhe përmendi një raport të paspecifikuar, të pabazuar në fakte se zyrtarët kishin humbur disa dokumente që lidheshin me ish-këshilltarin e tij.

Vendimi i sotëm gjithashtu hap derën për falje të mundshme të ish-këshilltarëve të tjerë të Trumpit që u paditën si pjesë e hetimit për Rusinë, përfshirë ish-kreun e fushatës së tij, Manafort.

Donald Trump pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar, kur frenat e pushtetit do t’i kalojnë Presidentit të zgjedhur Joe Biden. \ Voa

Previous Post

Mbi 13000 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Next Post

Villas-Boas: FIFA duhet ta pensionojë fanellën me numër 10 pas vdekjes së Maradonës

albnews

albnews

Related Posts

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia
Bota

Kina mundohet ta zgjerojë ndikimin përmes “Brezi dhe Rruga”, nismës i bashkohet edhe Kolumbia

14 May, 2025
Next Post
Kush ishte legjenda Diego Armando Maradona

Villas-Boas: FIFA duhet ta pensionojë fanellën me numër 10 pas vdekjes së Maradonës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

Autoritetet gjermane arrestojnë tre të dyshuar si sabotatorë rusë

14 May, 2025
PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

PS arrin rekord në Fier, Zegjine Çaushi bëhet deputete

14 May, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

Zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime të regjistruara, 7 të arrestuar dhe 34 procedime penale

14 May, 2025
Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4699 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2392 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM