Trumpi ia lë Bidenit një letër mbi tavolinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas një personi të afërt me Shtëpinë e Bardhë, presidenti në largim, Donald Trump, ia ka lanë një letër në zyrë pasardhësit të tij, Joe Biden.

Lajmin e konfirmoi për gazetën The Guardian një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Letra e lënë për presidentin e ri është pjesë e një tradite tqë gjatë, në të cilën presidentët në largim i lënë një letër pasardhësve të tyre.

Këto letra duhet të mbahen private, por shpesh janë zbuluar në publik. Përmbajtja e letrës së Trumpit për Bidenin nuk dihet ende.

Kur Barack Obama ishte larguar nga zyra në vitin 2017, kishte lënë një letër për Trumpin. Të njëjtën gjë kishte bërë George Bush për Obamën në vitin 2009.

Kjo traditë është e vjetër që nga koha kur president ishte Ronald Reagan, nga viti 1981 deri më 1989.

Share This Article