Trumpi ndihet më mirë, por nuk është jashtë rrezikut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk ka më temperaturë dhe gjendja e tij po përmirësohet pas hospitalizimit me COVID-19, por ende nuk është jashtë rrezikut, ka thënë mjeku i tij, Dr. Sean Conley, të shtunën mbrëma sipas kohës amerikane, raporton Reuters.

“Pjesën më të madhe të pasditës e ka kaluar duke punuar, ai ka lëvizur pa telashe në dhomën e tij në spital”, ka thënë Conley përmes një deklarate, transmeton KOHA.

Vetë Trumpi ka thënë të shtunën se ndihet “shumë më mirë” porse ditët në vijim do të jenë “testi i vërtetë” i trajtimit të tij për COVID-19, duke përmbledhur kështu një ditë mesazhesh kundërthënëse nga Shtëpia e Bardhë rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Share This Article