Trupat ruse futen në Karabakh për ruajtjen e armëpushimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pamje të publikuara nga Armenia tregonin autokolonat e kamionëve ushtarakë që hynin në qytetin e Goris.

Ato transportojnë trupat paqeruajtëse ruse që do të mbikëqyrin armëpushimin e arritur sot me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorno-Karabak.

Paqeruajtësit do të mbajnë larg njëra-tjetrës forcat etnike armene dhe ato azere. Pas gjashtë javë konflikti të armatosur, në armëpushimin e sotëm armenët kanë hequr dorë nga pjesë të gjera të territorit azerbaixhanas që fituan tre dekada më parë.

Armëpushimi u ngrit lart nga presidenti azer Ilham Aliyev si “historik,” ndërsa u quajt “i dhimbshëm” por i nevojshëm nga kryeministri armen Nikol Pashinyan.

Rusia ndërmjetësoi marrëveshjen e paqes teksa rreth 12 avionë ushtarake transporti Ilyushin Il-76 sollën në rajon trupat paqeruajtëse, mjetet e blinduara dhe pajisjet e tjera të misionit. Ushtarakët do të mbajnë palët të ndara në konflikt dhe do të mbrojnë një korridor tokësor që lidh Nagorno-Karabak me Armeninë.

Share This Article