ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë 3 hours ago
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj 3 hours ago
80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti 3 hours ago
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm 3 hours ago
Mbi 600 mijë kubanë kërkojnë të marrin shtetësinë spanjolle 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani

albnews by albnews
15 January, 2022
in Bota
0
Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat që u vendosën në Kazakistan gjersa demonstratat e dhunshme tronditën vendin janë kthyer në shtëpi.

Trupat ishin pjesë e një force të dërguar si paqeruajtëse nga Organizata e Sigurisë së Traktatit Kolektiv, një aleancë e udhëhequr nga Rusia që përfshin gjashtë shtete ish-sovjetike.

RelatedPosts

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

CSTO miratoi forcën prej më shumë se 2,000 vetash më 5 janar me kërkesë të presidentit kazak Kassim-Jomart Tokajev.

Demonstratat nisën më 2 janar për të protestuar kundër rritjes së madhe të çmimeve të karburantit.

Ato u përhapën me shpejtësi në mbarë vendin dhe brenda disa ditësh kaluan në dhunë. Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare dhe u vunë flakën atyre dhe dhjetëra njerëz u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë së vendit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën (15 janar) se të gjithë avionët e saj me trupa paqeruajtëse ishin kthyer. Nuk ishte e qartë nëse trupat nga vendet e tjera të CSTO mbeten në Kazakistan.

Numri i personave të vrarë në protestat në Kazakistan vazhdon të jetë i paqartë. Edhe pse zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave është 164, Toqaev ka thënë se qindra civilë dhe forca të sigurisë janë vrarë ose plagosur.

Presidenti kazak ka pretenduar se “terroristët e trajnuar jashtë vendit” ishin pas protestave, të cilat, sipas tij, kishin për qëllim rrëzimin e Qeverisë.

Por, analistët thonë se protestat janë më shumë një betejë për pushtet ndërmjet presidentit dhe mbështetësve të Nazarbaevit, i cili vazhdon të jetë figurë e fuqishme në vend, edhe pse u tërhoq nga udhëheqja e vendit më 2019.

Pasi shkarkoi Qeverinë, Toqaev e hoqi Nazarbaevin nga kreu i Këshillit për Siguri Kombëtare, një pozitë e fuqishme në Kazakistan.

Toqaev po ashtu ka shkarkuar kreun e Komitetit për Siguri Kombëtare, Karim Masimov, që është një aleat i kamotshëm i Nazarbaevit. Masimov është arrestuar nën akuzat për tradhti të lartë.

Edhe zyrtarë të tjerë të sigurisë janë ndaluar nga autoritetet kazake.

Toqaev ka tentuar që të sigurojë qytetarët se po punon drejt stabilitetit ekonomik, duke urdhëruar Bankën Qendrore dhe agjencinë për rregullativa financiare që të sigurohen për stabilitetin e tregut të këmbimit valutor, me qëllim që të ngrihet besimi ndaj monedhës kombëtare, tenge. /REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

Meta nis mbylljen e llogarive nga Instagrami dhe Facebooku për fëmijët australianë

4 December, 2025
Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

Shtyhet për 9 dhjetor seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, SPAK pyet biznesmenin Vegaj

4 December, 2025
80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti

80 vjet paqe dhe miqësi… Vizita historike e Presidentit të Gjermanisë në Angli, i shtrohet darkë dhe batuta nga Mbreti

4 December, 2025
Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

Berisha flet për takimin e Salianjit dhe paralajmëron llogaridhënie: Disa ia mbathën nga fushata për turizëm

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result