Trupat ruse tërhiqen nga qyteti kyç i Khersonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti kyç i Khersonit në Ukrainë. Gjenerali rus Sergei Surovikin tha se urdhri është dhënë pasi nuk është më e mundur të vazhdohej të furnizohej më ushtria.

Kjo lëvizje do të thotë se tashmë ushtria ruse është tërhequr tërësisht nga bregu perëndimor i lumit Dnipro. BBC shkruan se kjo është një goditje e rëndësishme pasi Rusia është duke u përballur me një kundërofensivë të Ukrainës.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi mediat ruse raportuan se nënkryetari i Khersonit, Kirill Stremousov, ishte vrarë në një aksident automobilistik.

Edhe pse përparimi i ushtrisë ukrainase ishte ngadalësuar javët e fundit, furnizimi i ushtrisë ruse në atë rajon, përgjatë lumit Dnipro, ishte bërë gjithnjë e më i vështirë pasi raketat ukrainase shkatërruan disa ura të lumit.

Përpara tërheqjes së ushtrisë, Rusia zhvendosi mijëra civilë nga qyteti me anije.

Share This Article