Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiçin: E mirëpres deklaratën për tërheqje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se mëngjesin e sotëm ka kontaktuar homologun serb, Ivica Daçiç, në lidhje me dërgimin e ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Osmani është shprehur i shqetësuar me këtë, teksa ka thënë se e ka mirëpritur deklaratën për tërheqje të trupave si hap të parë për shtensionimin e situates.

Ai gjithashtu vlerësoi se e ka mirëpritur edhe vendimin e NATO-s për të dërguar trupa shtesë në Kosovë.

I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. E kontaktova këtë mëngjes ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç. E mirëprita deklarata për tërheqjen si hapin e parë drejt de-përshkallëzimit. E vlerësoi dhe vendimin e NATO-s për të dërguar trupa shtesë. OSBE-ja është e gatshme për të ndihumuar për të ulur tensionet dhe për t’u rikthyer në tryezë”, shkroi në llogarinë e tij në “X”,Osmani.

Share This Article