Trupat ukrainase zhvillojnë stërvitje me pajisje ushtarake amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupat ukrainase u stërvitën të premten në bazën ushtarake Yavoriv në Ukrainën perëndimore, duke përdorur raketa anti-tank, lëshues dhe pajisje të tjera ushtarake të dorëzuara nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një pakete sigurie prej 200 milionë dollarësh.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ushtarët, disa me veshje të bardha kamuflazhi, gjuanin raketa ose qëndronin duke vëzhguar, derisa automjetet ushtarake kalonin nëpër një peizazh me dëborë.

Ukraina ka pranuar avionë me ndihma ushtarake të SHBA-së, derisa po përgatitet për një sulm të mundshëm, pasi që Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufijve të Ukrainës javët e fundit. Moska mohon se po planifikon ndonjë ofensivë të tillë.

“Këto armë do të ndihmojnë në ndalimin e automjeteve ushtarake, dëmtimin e tyre dhe në mjedisin urban do të na lejojnë të shkatërrojmë ndërtesat ku fshihet armiku”, tha Andriy Bestyuk, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha një ushtar, i cili nuk e bëri të ditur emrin.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha të premten në mbrëmje se avioni i ardhshëm me armë amerikane pritet të mbërrinte së shpejti.

Share This Article