Trupi i Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Shqipëri, të enjten ceremonia mortore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas Janullatos mbërriti sot në Shqipëri.

Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e Athinës, ndërsa hyri në territorin shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës rreth orës 08:00.

Në Tiranë trupi i pajetë pritet të mbërrijë sot rreth orës 16:00, ku do të zhvillohen homazhe dy ditë, shkruan A2. Gjatë rrugës do të ketë ndalesa në zonat që ai shërbeu dhe punoi për rindërtimin e Kishës Autoqefale shqiptare.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.

Mediat greke shkruajnë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në funeralin për Kryepeshkopin e ndjerë.

Share This Article