Trupi i pajetë i major Tanushit të mërkurën mbërrin në atdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesditën e së mërkurës pritet të mbërrijë në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave tona të Armatosura në përbërje të NATO-s në Letoni.

Trupi i pajetë pritet të arrijë me avion ushtarak, ndërsa homazhet për ushtarakun e rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s ns Letoni do të zhvillohen të enjten në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Në bazën Adazi ku shërben kontingjenti shqiptar u zhvillua sot edhe ceremonia në nder të major Tanushit në grup-batalionin e NATO-s në këtë bazë. /ATSH/

Share This Article