ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 3 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 3 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

‘Truri i Putinit’, që ka ideuar ndarjen e Europës dhe rënien e Kinës

albnews by albnews
5 May, 2022
in Bota, Opinion
0
‘Truri i Putinit’, që ka ideuar ndarjen e Europës dhe rënien e Kinës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga David Von Drehle, “Washington Post”

Në prag të pushtimit të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim të gjatë dhe të rrëmujshëm, ku mohonte ekzistencën e Ukrainës dhe ukrainasve. Një fjalim të cilin shumë analistë perëndimorë e panë si të çuditshëm dhe pa baza.

RelatedPosts

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

Protestat ‘Pa Mbretër’ tërheqin turma të mëdha ndërsa tubimet anti-Trump përhapen në të gjithë SHBA-në

Në fakt, ishte i çuditshëm por jo pa lidhje. Pasi analiza e Putin buronte drejtpërdrejt nga veprat e një profeti fashist të perandorisë maksimale ruse të quajtur Aleksandër Dugin.

Ndikimi intelektual i Dugin mbi udhëheqësin rus është i mirë-njohur për studentët mendjengushtë të epokës post-sovjetike, në mesin e të cilëve Dugin, 60 vjeç, cilësohet nganjëherë si “truri i Putinit”.

Vepra e tij është gjithashtu e njohur për “të djathtën e re“ në Evropë, ku Dugin ka qenë një figurë udhëheqëse për gati 3 dekada, si dhe për të “djathtën alternative” të Amerikës. Në fakt, ish-gruaja me origjinë ruse e liderit nacionalist të bardhë Riçard Spenser, Nina Kuprianova, ka përkthyer në anglisht disa nga veprat e Dugin.

Por ndërsa bota po sheh me tmerr dhe neveri bombardimet pa dallim mbi Ukrainë, lipset një kuptim më i gjerë i ideve vdekjeprurëse të Dugin. Rusia e ka përdorur gjatë 20 viteve të fundit “manualin” e tij duke na sjellë tashmë në pragun e një lufte tjetër botërore.

Një produkt i periudhës së vonë, dhe në rënie të Bashkimit Sovjetik, Dugin i përket listës së gjatë dhe të zymtë të teoricienëve politikë që shpikin një të kaluar madhështore dhe të lavdishme – të mbushur me misticizëm dhe me bindje të verbër ndaj autoritetit – për të shpjeguar një të tashme të dështuar.

Dhe e ardhmja qëndron në rikthimin e kësaj të kaluare duke zëvendësuar të tashmen liberale, tregtare, kozmopolite (shpesh e përfaqësuar nga populli hebre). Mendimtarë të tillë patën kulmin e popullaritetit një shekull më parë, nën rrënojat evropiane të Luftës së Parë Botërore: Xhulius Evola, murgu i çmendur i fashizmit italian; Sharl Moras, nacionalisti reaksionar francez; Çarls Kauglin, propagandisti amerikan i radios; madje edhe autori i një libri gjerman të quajtur “Mein Kampf”.

Dugin rrëfen në thelb të njëjtën histori por nga këndvështrimi rus. Sipas tij përpara se moderniteti të shkatërronte gjithçka, një popull rus i motivuar shpirtërisht premtoi të bashkonte Evropën dhe Azinë në një perandori të madhe, të sunduar siç duhet nga rusët etnikë.

Mjerisht, një perandori rivale me dalje të gjerë në det e individualistëve të korruptuar, dhe grabitqarëve të parave, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, e pengoi fatin e Rusisë dhe e sabotoi projektin e “Euroazisë”, që është termi i tij për perandorinë e ardhshme ruse.

Në veprën e tij kryesore “Themelet e gjeopolitikës:E ardhmja gjeopolitike e Rusisë”, botuar në vitin 1997, Dugin e përshkruan në detaje këtë projekt. Agjentët rusë duhet të nxisin ndarje racore, fetare dhe sektare brenda Shteteve të Bashkuara, në një kohë që duhet të promovojnë fraksionet izolacioniste të Shteteve të Bashkuara. (A nuk tingëllon si diçka e njohur?).

Në Britaninë e Madhe, përpjekjet duhet të fokusohen në përkeqësimin e përçarjeve historike me Evropën Kontinentale dhe lëvizjet separatiste në Skoci, Uells dhe Irlandë. Ndërkohë Evropa Perëndimore duhet të tërhiqet në drejtim të Rusisë përmes joshjes së burimeve natyrore: naftës, gazit dhe ushqimeve.

NATO do të shembet nga brenda. Putini e ka ndjekur me kujdes këtë këshillë. Dhe ai duhet të ketë ndjerë se gjërat po shkonin mirë, kur pa protestuesit të thyenin dritaret në korridoret e Kongresit të SHBA-së, Brexit në Britani, dhe varësinë në rritje të Gjermanisë nga gazi natyror rus.

Duke qenë se dëmtimi i Perëndimit po shkon aq mirë, Putini ka kaluar në pjesën e projektit ku Dugin shkruan: “Ukraina si një shtet i pavarur me ambicie të caktuara territoriale, përfaqëson një rrezik të madh për të gjithë Euroazinë, dhe pa zgjidhur problemin ukrainas,  është e pakuptimtë të flitet për politikë kontinentale”.

Por çfarë ndodh nëse Putin arrin të “zgjidhë” problemin e Rusisë në Ukrainë? Dugin parashikon një ndarje graduale të Evropës në zona të ndikimit gjerman dhe rus. Rusia do të ketë shumë peshë për shkak të nevojave të Gjermanisë për burime e saj natyrore.

Ndërsa Britania e Madhe shkatërrohet dhe Rusia ia merr zonat e ndikimit, perandoria e Euroazisë do të shtrihet përfundimisht, sipas fjalëve të vetë Dugini “nga Dublini në Vladisvostok”.

Edhe përfshirja e Putinit në konfliktet në Lindjen e Mesme, është ndikuar nga ideja e Dugin për një aks Moskë-Tehran. Joshja e tij ndaj qeverisë nacionaliste në Nju Delhi të Indisë, është një reflektim i këmbënguljes së Dugin, se perandoria euroaziatike duhet të shtrihet deri në Oqeanin Indian.

Aq sa është e rëndësishme që vendimmarrësit perëndimorë ta marrin seriozisht megalomaninë mistike të Dugin, kjo është po aq urgjente për Xi Jinping e Kinës. Xi dhe Putin shpallën një partneritet të ngushtë në shkurt për të zvogëluar ndikimin e Shteteve të Bashkuara.

Por sipas Dugin, edhe Kina duhet të bjerë. Ambiciet e Rusisë në Azi do të synojnë “shpërbërjen territoriale, copëtimin dhe ndarjen politike dhe administrative të shtetit kinez” shkruan Dugin. Sipas Dugin, partnerja natyrale e Rusisë në Lindjen e Largët, është Japonia.

Në një farë kuptimi, libri 600–faqësh i Dugin mund të përmblidhet në një ide: Luftën e Dytë Botërore e fitoi aleanca e gabuar. Nëse Hitleri nuk do të kishte pushtuar Rusinë, Britania e Madhe mund të ishte thyer.

Shtetet e Bashkuara do të kishin mbetur jashtë luftës, të izoluara dhe të përçara, dhe Japonia do të kishte sunduar Kinën si partnerja më e vogël i Rusisë. Një fashizëm nga Irlanda në Paqësor. Një iluzion? Unë shpresoj të jetë kështu. Por iluzionet bëhen të rëndësishme kur përqafohen nga tiranët

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result