Tryeza për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Të shmangim korrupsionin dhe ndikimet e palëve të treta

albnews
By
5 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka theksuar rëndësinë e transprarencës financiare të partive politike. Gjatë fjalës në tryezën për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi deklaroi se trasnparenca financiare do të shmangte korrupsionin dhe ndikimin nga palët e treta.

Sipas Bylykbashit ekspertiza ndërkombëtare dhe kontributet e shoqërisë civile do të ndihmojnë në hartimin e një kuadri më të qëndrueshëm ligjor. Ndërkohë që theksoi se funksionimi i partive politike është një çështje thelbësore kushtetuese, po aq sa edhe transparenca e financimit të tyre.

‘Është një çështje që dikur, rreth 25 viteve më përpara, Komisioni i Reformës Zgjedhore i asaj kohe e kishte si temë dhe në atë kohë ishte OSBE-ja që e kishte çështjen si çështje rekomandimesh, por sot nuk është vetëm OSBE-së, është gjithashtu një çështje qendrore e procesit që Shqipëria ka në integrimin në Bashkimin Europian. Dhe jo më kot është tashmë dhe pjesë e interim benchmarks. Ajo që është e rëndësishme është që këto janë rregulla të cilët në të shkuarën kanë qenë gjithmonë të bashkëndara, ndryshimet janë bërë në mënyrë të përbashkët dhe e rëndësishme është që të qëndrojmë në të njëjtin shtrat. Ajo që unë dua të theksoj, pa hyrë në detaje, është thënë në shumë tryeza, që funksionimi i partive politike është po aq një çështje thelbësore kushtetuese sa dhe transparenca e financimit të tyre. Në kushtetutë në mënyrë të shprehur, kërkohet nga partitë politike që të publikojnë financat e tyre. Por po kaq partitë politike janë organizma në nivel kushtetues të cilët janë, kanë rol themelor në formimin e pluralizmit dhe demokracisë parlamentare në Shqipëri. Kështu që është e vërtetë, është e rëndësishme.

Gjatë gjithë këtyre viteve është vënë theks shumë i madh, shumë i fortë tek transparenca. Dhe kjo është absolutisht jo vetëm një kërkesë kushtetuese, është kërkesë e Bashkimit Europian. Unë besoj dhe besoj ndajmë të gjithë një mendim, transparenca është një elementet e rëndësishëm që partitë politike të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur korrupsionin. Duke shmangur jo vetëm korrupsionin por dhe influencat kriminale apo influencat e faktorëve të tretë të huaj, të cilët kanë synim të ndërhyjnë në sistemin demokratik shqiptar. Pra duhet të jemi të kujdesshëm që të krijojmë një barrierë dhe t’i mbajmë të shëndetshëm pluralizmin politik dhe partitë politike. Por transparenca nuk mund të funksionojë pa patur ujë në burim. Pra duhet patjetër që financimi i partive politike të jetë i shëndetshëm, jo vetëm në aspektin e e pastërtisë, por dhe në aspektin e sasisë së financimit që partitë politike marrin për të qenë imune nga nevojat për të tu ekspozuar përtej asaj që kërkon ligji dhe interesi publik.

Pra së pari ne duhet të kujdesemi që financimi të jetë i mjaftueshëm dhe i shëndoshë që partitë politike të kenë mundësinë që të funksionojnë në mënyrë demokratike brenda tyre dhe në sistemin parlamentar. Pra duhet të bëjmë një balancë shumë të kujdesshme midis transparencës dhe pluralizmit dhe demokracisë në parlament. Në parlament dhe jashtë tij. Duhet që ky ligj të parashikojë, pra duhet të parashikojë një sistem limfatik për sistemin politik shqiptar, i cili është i tillë që i bën ato të funksionojnë në mënyrë normale, demokratike, po më pas të jenë dhe transparente. Pra ajo që ne do përpiqemi, duke filluar nga sot në punën me ekspertët dhe në konkluzionet që do vijnë më tutje, është që ky ligj të jetë sa më gjithëpërfshirës për interesat e partive, por dhe të publikut.

Po jo vetëm për partitë kryesore, po dhe për partitë e vogla apo partitë e reja, jo vetëm për partitë parlamentare dhe po dhe ato që janë jashtë parlamentit. Sigurisht që kjo është një arkitekturë e vetëm një pjese, ne duhet që i gjithë sistemi i partive politike të mund të jetë i tillë që garanton sa më lart. Vitet e fundit kanë treguar, kanë dhënë prova që ligji është abuzuar për të cenuar pluralizmin politik, por kjo nuk është tema e sotme. Tema e sotme është pikërisht se si ne të ndërtojmë një sistem financimi dhe transparence të financimit, i cili prodhon pluralizëm dhe jo një regjim financiar, i cili do të ekspozonte partitë politike, kryesisht ato të opozitës, karshi instrumentave kontrollues,’ tha Bylykbashi.

Share This Article