Tubimi i Trumpit i zbehtë, nuk u mbush arena me 19000 ulëse

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur tubimin e parë të fushatës së tij që nga fillimi i kufizimeve për shkak të koronavirusit, para një turme e cila ishte më e vogël se sa që u prit, ka shkruar BBC.

Trump tha në fillim të javës se pothuajse një milion njerëz kishin kërkuar bileta për këtë ngjarje në qytetin Tulsa të Oklahomas.

Por, arena me 19,000 ulëse nuk u mbush dhe planet e tij që t’i drejtohet edhe turmave “jashtë arenës” nuk u realizuan.

Ata që morën pjesë në tubim nënshkruan një dokument i cili mbron fushatën e Trumpit nga përgjegjësia nëse dikush sëmuret. Disa orë para së të fillonte ngjarja, zyrtarët thanë se gjashtë anëtarë të stafit kishin testuar pozitiv me koronavirus.

Sidoqoftë nuk është e qartë pse pjesëmarrja ishte më ulët sesa që pritej. Trump i cili foli pothuajse dy orë për tema të ndryshme, i quajti të pranishmit “luftëtarë”, dhe i fajësoi mediat dhe protestuesit për mos ardhjen e më shumë njerëzve.

Sa i përket koronavirusit, Trump tha se kishte inkurajuar zyrtarët që të ngadalësonin testimin sepse kjo bënte që më shumë raste të zbuloheshim.

“Ja ku është gjëja e keqe: kur bën testim të madh, do të gjesh më shumë raste” i tha ai turmës brohoritëse. “Prandaj ju thashë, ngadalësoni testimet. Por ata testojnë dhe vazhdojnë të testojnë”.

Më vonë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se është e qartë që presidenti po “tallej”.

Presidenti foli gjithashtu për protestat kundër racizmit, dhe rrëzimin e statujave, duke thënë: ”Bandat majtiste po përpiqen të vandalizojnë historinë tonë, të përdhosin monumentet tona të bukura, të rrëzojnë statujat, dhe të dënojnë dhe persekutojnë këdo që nuk i përkulet kërkesës së tyre për kontroll total. Nuk e lejojmë këtë”, i tha ai turmës.

Share This Article