Në fjalimin e tij në tubimin e organizuar për mbështetjen ndaj popullit ukrainas që po përballet me agresionin rus, ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov ka bërë thirrje që e gjithë bota të vendosë sanksionet më të rënda për Rusinë.
Shkurov: Ju të gjithë e keni parë tmerrin e lënë pas nga sulmi rus. Ngacmimet, tortura, vjedhje dhe dhuna përfshin edhe të miturit. Të gjitha këto bëhen me një qëllim, tregojnë reflektet kafshërore të agresorit dhe për të shkatërruar popullin tonë.
Edhe njëherë i bëj thirrje të gjithë botës së qytetëruar që të bëjë gjithçka është e mundur që të vendosë sanksionet më të rënda të mundshme për Rusinë. Bucha na lë pa asnjë frymë dyshimi që Rusia kërcënon jo vetëm Ukrainën, por se kjo urrejtje është për të gjithë botën demokratike.
Një komb i cili është i zhytur në gënjeshtra nuk mund të ketë të ardhmen, prandaj në këto ditë, miliona njerëz janë veshur me ngjyrat e Ukrainës dhe po përpiqen t’i bëjnë thirrje ndërgjegjes ruse.
Unë falenderoj shqiptarët për mbështetjen e tyre. Nderimet e mia të përzemërta bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.