Tulipani i Kukësit që mori statusin “monument natyre”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Tulipani Shqiptar” që rritet në Kukës zyrtarisht mori statusin monument natyre. Drejtori i Adminstratës së Zonave të Mbrojtura Kukës, Lefter Gjana, thotë se zona ku rritet tulipani do të ketë një status mbrojtje e cila do i krijojë kushte të mëtejshme bimës për zhvillim dhe ruajtje si dhe do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së zonës.

Drejtori Gjana ndër të tjera tha se tulipani do të ketë monitorim të vazhdueshëm, sidomos në periudhën e lulëzimit.

“Tulipa Albanica” është zbuluar në vitin 2003, në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi, ish-drejtor i ADZM Kukës. Biologut kuksian, i cili ka ndërruar jetë tre vite më parë si pasojë e Covid-19, iu desh një punë studimore 10-vjeçare për procedurën e autenticitetit të tulipanit shqiptar, i certifikuar nga Federata Botërore e Florës dhe Faunës dhe të emërtuar “Tulipa Albanica”.

“Tulipani Shqiptar” ndodhet në Kukës, në luginën e Drinit të Zi, në një lartësi mbi 500-800 metra mbi nivelin e detit. Bashkia e Kukësit në vitin 2020 e shpalli zonë të mbojtur sipërfaqen prej 35,5ha në të cilën ndodhet ky habitat me dy lloj bimësh, tulipani i kuq dhe i verdhë.

Me zbulimin e tij, tulipani është bërë emblema zyrtare e Stemës në Qarkun e Kukësit.

Share This Article