ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025 5 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 21 minutes ago
SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump 29 minutes ago
Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë  38 minutes ago
Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, pjesë e një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura 40 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Tuneli i Llogorasë rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit

albnews by albnews
19 June, 2020
in Albania, Technologji
0
Tuneli i Llogorasë rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot “tunelin e  Llogorasë një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Në shpalljen e garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik të tunelit të Llogorasë, Rama tha se “me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta”.

RelatedPosts

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

“Tuneli i Llogorasë është një vepër e imagjinuar dhe e premtuar rëndom në çdo fushatë elektorale pas rënies së komunizmit dhe asnjëherë e materializuar për një mijë e një arsye. Edhe ne jemi zotuar që ta ndërtojmë tunelin e Llogorasë dhe sot jemi në fillim të kurorëzimit të procesit që do të çojë në mbajtjen e këtij zotimi”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “bëhet fjalë për një zonë strategjike për zhvillimin ekonomik dhe imazhin e Shqipërisë në botë”.

“Një zonë ku interesi është i gjithanshëm pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një natyrë dhe klimë të mrekullueshme në kushtet e sezonit turistik të verës, por bëhet fjalë edhe për një zonë me histori e trashëgimi kulturore, sot e gjithë ditën një thesar i pazbuluar. Bëhet fjalë për zonë që gjendet në librin e Jul Qezarit, i cili shkruan se në mesditën e 5 janarit kishte zbarkuar në Palasë”, tha Rama.

Ai theksoi se “me shumë krenari, ne sot jemi gati të materializojmë këtë projekt, i cili do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe natyrisht do të shërbejë si një katalizator shumë i fuqishëm i zhvillimit të turizmit në gjithë rivierën joniane”.

“Faktikisht e kemi parë dhe përjetuar shumë herë në kontaktet tona me investitorët e huaj shumë të interesuar për të investuar në turizëm, sidomos pasi ne krijuam një paketë ligjore agresive, pikërisht për të tërhequr investitorët e huaj, dhe në fund biseda gjithmonë mbyllet me distancën mes vendit ku synohet të bëhet një investim dhe aeroportit më të afërt”, tha Rama.

Rama tha se “përtej faktit se aeroporti i afërt me zonën, ai i Vlorës, do të ndërtohet, dhe një tjetër aeroport shumë herë i përfolur do të ndërtohet, ai i Sarandës, por kyçi mbetet Llogoraja, sepse distanca zgjatet jo vetëm si kohë, pro edhe si vështirësi në segmentin që e njohim të gjithë, që gjarpëron për të kapërcyer malin e Llogorasë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025

Turpi i Partisë Laburiste për varkat e vogla zbulohet, ndërsa grafikët tronditës tregojnë shkallën e krizës në vitin 2025

26 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

26 December, 2025
SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump

SHBA-të nisin “sulme të fuqishme” kundër Shtetit Islamik në Nigeri, thotë Trump

26 December, 2025
Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë 

Këngëtarja shqiptare Loredana po përçan Adyemin me Dortmundin, lojtari u largua pa përshëndetur shokët, klubi gati ta ndëshkojë 

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result