Momenti terrori në një avion të kompanisë Hawaiian Airlines, ku turbolenca të jashtëzakonshme ka shkaktuar të paktën 11 të plagosur rëndë.
Avioni ishte nisur nga Finiks, në Arizona, drejt kryeqytetit hauaian Honololu, ku rreth gjysmë ore para zbritjes është ndeshur me një turbolencë të tillë që ka shkaktuar krisje dhe dëme në brendësi të mjetit, si dhe një frikë e përgjithshme.
Mjekët kanë ndihmuar të paktën 36 pasagjerë, 11 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, të tjerë me plagosje të ndryshme, deri në humbje ndjenjash, Avioni, një Airbus A330, ishte plot, 278 pasagjerë dhe 10 persona të stafit.