Shkëndija e Tetovës u mposht 1-0 nga Karabaku në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e tretë në Champions League.
Gjithçka u vendos nga një penallti e shkaktuar nga Uebster në minutën e 18. Bajramov nuk gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit dhe kaloi në avantazh azerët që në fillim.
Miqtë dominuan dhe pas këtij goli duke krijuar raste të shumta por gardiani Gaja ishte në ditë të mirë duke treguar reflekset e tij. Edhe kuqezinjtë kishin mundësitë e tyre veçanërisht me Krasniqin por finalizimi mungoi.
Në fund sfida, u vendos vetëm nga ajo penallti me Shkëndijën që shkon tashmë në Azerbajxhan për ndeshjen e kthimit edhe me disavantazhin e humbjes në shtëpi.
Kuqezinjtë do e kenë detyrën më të vështirë pas 1 jave pasi do të udhëtojnë në Azerbajxhan vetëm për fitore. Kujtojmë se edhe në skenarin më të keq të mundshëm, në rast të eliminimit , Shkëndija do e zhvendos aventurën në Europa League dhe nëse aty nuk ja del , tetovarët kanë siguruar grupet e Conference League.