Turi me diasporën/ Rama takon nesër shqiptarët e Britanisë së Madhe 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e diel takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, – shkruan Rama. Njoftimin kreu i qeverisë e bëri në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar edhe me posterin “Krenar për Shqipërinë”, i caktuar për në orën 12:00.

Ky është takimi i radhës i kryeministrit, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimit me diasporën dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rama është takuar më parë me shqiptarët që jetojnë në Greqi (dy herë), në Itali, dy vende me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe në SHBA. Më herët kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, publikoi pamje nga takimi më anëtarët e Akademisë Politike të partisë së tij.

Share This Article