Një çift të rinjsh nga Anglia kanë zgjedhur mënyrë krejt të veçantë udhëtimi. Me mjetin e tyre me 2 rrota , biçikletë, ata kanë udhëtuar me muaj të tërë në shumë vende. Report Tv i intervistoi ata në Kukës ku ndan ne ndanë copëza momentesh nga udhëtimi që ka nisur katër muaj më parë .
Udhëtimi i tyre nuk është i zakontë, por është dëfryes e plot adrenaline.
Xhimi dhe Kate, çifti londinez kanë përshkuar mijëra kilometra me biçikletë nëpër Europë derisa mberriten ne Shqiperi. Xhimi me profesion mësues dhe Kate mamie i takuam në rrugën Krumë- Kukës dhe ta tregojnë se turi i tyre disa mujor do të ketë destinacion final Kinën.
‘Vijmë për herë të parë. Për në Shqipëri erdhëm nga Mali i Zi. Mbërritëm në Shkodër dhe shkuam më pas në Valbonë. Kemi kaluar në male dhe tani jemi këtu. Po shkojmë me biçikleta në Kinë. Kemi filluar nisje nga Anglia. 4 muaj më parë. Kemi kaluar në Belgjikë, Francë, Luksemburg, Gjermani, Republikën Ceke, Sllovaki, Hungari, Kroaci, Bosnjë, Mali i Zi, Shqipëri. Më pas në Maqedoninë e Veriut, Bullgari, Turqi’- thanë ata.
Këtu çifti është në një ndalesë të shkurtër anës rrugës ku po shijojnë pamjen e Gjallicën dhe Liqenin e Kukësit.
‘E dua shumë Shqipërinë. Shqiptarët janë fantastik. Të mrekullueshëm. Të sjellshëm. Mikëpritës. Ushqimi i mirë dhe uji i pastër. Është vend fantastik. Shumë bukur. Dashurojmë malet. Gjithçka këtu është mirë. Do kthehem përsëri’- shprehet Xhimi.
‘Përshtypje pozitive. Vend i mirë. Vend i qetë me klimë të freskët. Rrugët janë të mira. Ka vende për ngjitje në male. E dashuroj këtë vend. Shumë i mirë. Do të kthehem përsëri. Kam qejf të udhëtoj në male. Do kisha dëshirë të shkoja në jug, në bregdet por udhëtimi ynë është drejt Peshkopisë e më pas drejt Maqedonisë së Veriut’’- tha Kate.
Të shumtë janë çiklistët e huaj në rrugët e veriut ashtu si Xhimi dhe Kate që kane zgjedhur te eksplorojnë Shqipërinë mbi biçikleta.