Turistët e huaj shpenzuan në vendin tonë 4,4 miliardë euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turistët dhe vizitorët e huaj jo vetëm po vijnë më të shumtë në numër, por edhe po konsumojnë dhe shpenzojnë më shumë gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se për periudhën janar-shtator 2025, të huajt kanë shpenzuar 4,4 miliardë euro, ose 14,5% më shumë se vitin e kaluar.

Në 3-mujorin e tretë, turistët dhe vizitorët e tjerë të huaj shpenzuan 2,3 miliardë euro, ose 21,6% më shumë me bazë vjetore.

Për periudhën janar-shtator, shpenzimi mesatar llogaritet rreth 431 euro, nga 398 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Rritja e shpenzimeve lidhet drejtpërdrejt edhe me rritjen e numrit të vizitorëve.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 9-mujorin e parë të vitit 2025, Shqipëria u vizitua nga 10,2 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 5,7% krahasuar me një vit më parë.

Në të njëjtën kohë, është rritur edhe konsumi i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit. Sipas BSH-së, shpenzimet e tyre për 9-mujorin arritën në 2,1 miliardë euro, me një rritje prej gati 20% me bazë vjetore.

Share This Article