Turistët italianë ikën pa paguar nga restoranti në Berat/ Ambasada italiane: Kryem pagesën e llogarisë, me urdhër të Melonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada italiane në vendin tonë ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Berat ku një grup turistësh italianë ikën nga restoranti pa paguar.

Përmes një njoftimi, Ambasada bën të ditur se pagesa e llogarisë është paguar me fonde personale të Kryeministres Giorgia Meloni, me urdhër të kësaj të fundit.

Në reagim theksohet se shtetasit italianë u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre ndërsa urojnë mospërsëritjen e ngjarjes. 

Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit.

Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më.

Lidhur me pagesën e llogarisë së restorantit në Berat, pagesë e cila nuk ishte kryer nga turistë italianë, saktësojmë se pagesa u bë me fonde personale të Kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës e cila thjesht kreu pagesën materialisht”, thuhet në reagimin e Ambasadës Italiane në Shqipëri. 

Një grup turistësh italianë janë larguar pa paguar pasi konsumuan darkën në një prej restoranteve të Beratit. Restoranti ka publikuar edhe pamjet kur ata largohen nga restoranti pa paguar fillimisht. 

Share This Article