Turistët në Mbretërinë e Bashkuar mund të braktisin Spanjën dhe Greqinë – dhe në vend të kësaj të shkojnë në Shqipëri.
Kjo sipas kompanisë turistike gjermane “TUI” e cila thekson se Shqipëria mund të jetë destinacioni i radhës për britanikët.
Shefi ekzekutiv i TUI-së, Sebastian Ebel, i tha “Independent” se Shqipëria është “në rendin e ditës” pas protestave kundër turizmit në Spanjë dhe Greqi, me të dy vendet që shfaqën grafite anti-turistike.
“Unë mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje”.
Aktualisht, mënyra më e mirë për të vizituar Shqipërinë është të rezervoni veçmas fluturimet dhe hotelet.
Shqipëria është rritur në popullaritet gjatë muajve të fundit.
“Është një vend i mrekullueshëm”, tha Ebel, shefi ekzekutiv i kompanisë së pushimeve.
“Unë jam një tifoz i madh i Shqipërisë dhe mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më shumë. Është në agjendën tonë ta shikojmë atë. Mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje”.
Ebel zbuloi se 10 vjet më parë, kur ai iu bashkua bordit ekzekutiv të TUI-it, ai kishte ngritur mundësinë për të nisur pushimet në Shqipëri.
“Unë nuk mund t’i bindja njerëzit të investonin atje”, tha ai.
Një vit më parë TUI njoftoi se do të ketë një destinacion të ri, pikërisht Shqipërinë.
Organizata e udhëtimit do të tregtojë gjerësisht në vendin tonë: me pushime në plazh, bileta teke, turne dhe udhëtime në qytet – në kryeqytetin e Shqipërisë.
Nga maji deri në shtator 2024, TUI fly do të fluturojë dy herë në javë drejt Tiranës.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi.
TUI Group është një nga bizneset kryesore turistike në botë e lidhur me 1 mijë e 600 agjenci udhëtimesh, 6 linja ajrore me rreth 150 avionë, mbi 300 hotele me 214 mijë shtretër.
Sipas TUI, Shqipëria është një destinacion pushimi në zhvillim.
“Ka një vijë bregdetare të bukur me plazhe të bukura, qytete historike mbresëlënëse dhe natyrë të bukur. Dhe gjithnjë e më shumë zinxhirë hotelesh po gjejnë rrugën e tyre drejt këtij destinacioni”, shkruan ajo në arsyen që organizata e udhëtimit të shtojë vendin në ofertën verore të vitit 2024.
Manfred Lahey, Drejtor i Product Sun & Beach TUI Holandë deklaroi se “Ballkani, me vende të tilla si Kroacia dhe Maqedonia e Veriut, kanë qenë një rajon i njohur pushimesh për pushuesit holandezë për shumë vite”.
“Shqipëria është një shtesë e vlefshme për ne. Vendi më befasoi pozitivisht. Është me të vërtetë një perlë e pazbuluar. Me vendndodhjen e saj në detin Jon dhe Adriatik, është një destinacion i përsosur veror. Por nuk mungon as kultura dhe natyra e bukur. Është një destinacion i gjithanshëm. Së bashku me leverdinë e shkëlqyer për paratë, jam i bindur se ky destinacion i ri do të tërheqë shumë njerëz”, theksoi operatori turistik.
Shqipëria pritet të jetë e rezervuar për pushime në plazh në TUI nga fundi i gushtit.