Turistët postuan fotot e minjve rreth Koloseut, bashkia Romës nis spërkatjen me ilaç kundër brejtësve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria lokale e Romës tha të shtunën se po merrte masa për të trajtuar me një ilaç kundër minjve, zonat përreth Koloseut, pasi turistët postuan disa foto në mediat sociale të brejtësve që enden lirshëm në zonat pranë amfiteatrit antik.

Shefja e grumbullimit të mbeturinave të qytetit, Sabrina Alfonsi, i tha agjencisë së lajmeve Adnkronos se një “ndërhyrje speciale” ka nisur të premten në mbrëmje dhe të shtunën herët në mëngjes, në mënyrë që njerëzit të mund të kalonin të sigurt rreth e qark Koloseut, i cili është një prej vendeve turistike më të vizituara në Itali. Reuters

Share This Article