ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 4 hours ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 4 hours ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 4 hours ago
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi? 4 hours ago
Kush është George Soros dhe pse është i padëshirueshëm në Britani 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Turistët sollën 167 milionë euro më pak në 6 mujorin e parë, shqiptarët kursyen rreth 300 mln euro

albnews by albnews
13 September, 2021
in Albania, Technologji
0
Pushuesit nga Kosova të favorizuar nga moskërkimi i testeve për Covid-19 në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndonëse turizmi u gjallërua në gjysmën e parë të këtij viti, sërish ai mbetet nën nivelet e parakrizës.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, që mat bilancin e udhëtimeve (shpenzimet që bëjnë të huajt në Shqipëri dhe ato që bëjnë shqiptarët jashtë), shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në 687 milionë euro në 6 mujorin e parë të vitit, me një rënie prej 20%, ose 167 milionë euro më pak, në krahasim me janar-qershor 2019, që deri tani mban rekordin si viti më i mirë deri tani për turizmin.

RelatedPosts

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

PD kërkesë për interpelancë urgjente: Rama të japë sqarime për takimin në Aruba

Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

INSTAT raportoi se për të njëjtën periudhë në vend hynë rreth 1.7 milionë shtetas të huaj, me një tkurrje prej 21% në krahasim me janar-qershor 2019. Pesha e turistëve nga Kosova u rrit në rreth 50%, nga mbi 30% që ishte në periudhën kur lëvizja ishte normale, duke amortizuar disi mosardhjen e turistëve nga shtetet e Europës Perëndimore e Lindore.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjithsesi hendeku me parakrizën ka filluar të ngushtohet që në tremujorin e dytë të vitit, teksa tkurrja ishte 11.6% në raport me periudhën përkatëse, nga 31% në tremujorin e parë.

Vera ka sjellë një panoramë tjetër për turizmin në vend, duke e tejkaluar nivelin e 2019-s. Të dhënat e fundit nga Tirana International Airport (TIA), nga vijnë një pjesë e konsiderueshme e turistëve nga Europa (përveç rajonit) bënë të ditur se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.

Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).

Shqiptarët “kursyen” 300 milionë euro nga mbyllja e rrugëve

Vetëm në muajt e verës së këtij viti, shtetet e Bashkimit Europian filluan të hiqnin gradualisht kufizimet e udhëtimit për shtetasit shqiptarë. Ndërsa në 6 mujorin e parë, daljet e shtetasve shqiptarë ishin rreth 36% më të ulëta se e njëjta periudhë e 2019-s.

Si rrjedhojë edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme. Ato ishin rreth 400 milionë euro për periudhën janar- qershor 2021, me një tkurrje prej 43% në krahasim me 6 mujorin 2019, ose rreth 300 milionë euro më pak.

Si rrjedhojë e hyrjeve më të larta të të huajve, në raport me daljet e shqiptarëve, bilanci neto i udhëtimeve, që nënkupton valutën që mbetet në Shqipëri, u përmirësua ndjeshëm në gati 290 milionë euro, që është rezultati më i mirë historik që kur raportohen të dhënat në 2008-n./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

29 September, 2025
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result