Turisti britanik shpëtohet pas gjashtë ditë qëndrimi në pus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Turisti britanik Jacob Robert, që kishte ra në një pus katër metra të thellë në Bali, është shpëtuar nga njësitë e shpëtimit.

29-vjeçari kishte gjashtë ditë që kishte humbur çdo kontakt me njerëzit dhe qëndronte në pusin e boshatisur. Raportohet se ai është parë nga një grua, e cila njoftoi autoritetet.

Jacob ishte ndjekur nga një qen dhe për t’i shpëtuar një kafshimi të mundshëm, ishte hedhur në pus, ku si pasojë kishte thyer dhe këmbën.

Megjithëse ai ka disa ditë pa konsumuar asgjë, gjendja e tij shëndetësore pritet të rikuperohet shumë shpejt, shkruan Metro.

Share This Article