Turisti francez dënohet me 8 vjet burgim në Iran për spiunazh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një turist francez është dënuar me tetë vjet burgim në Iran për spiunazh, ka njoftuar avokati i tij, raporton BBC.

Benjamin Briere 36-vjeçar u arrestua në maj të vitit 2020 pasi fluturoi një dron në afërsi të kufirit Iran – Turkmenistan.

Ministria e Jashtme e Francës e quajti dënimin e tij të papranueshëm dhe ka thënë se nuk ka asnjë bazë në këto fakte.

Avokati i Brieres, Philippe Valent, ka thënë se klienti i tij është dobësuar pasi është futur në grevë urie nga dhjetori.

“Ai nuk kishte gjykim fer”, ka thënë avokati i tij.

Briere u gjykua me dyer të mbyllura në Gjykatën Revolucionare në qytetin lindore Mashhad. Valent thotë se klienti i tij nuk ishte informuar plotësisht me akuzat që rëndonin ndaj tij.

Ai është dënuar për tetë muaj tjerë për shkak të propagandës kundër sistemit islamik iranian.

Familja e Brieres ka insistuar në pafajësi

Share This Article