Turisti polak i bllokuar prej gati 24 orësh në një kanion në Vlorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që prej pasdites së djeshme një turist polak ka mbetur i bllokuar në kanionin e Gjipesë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Vlorës, kanë rinisur operacionin për nxjerrjen e tij nga humnera.

Turisti polak ka ngecur në 50 metra thellësi në kanionin e Gjipesë, ndërsa po haset vështirësi për nxjerrjen e tij, pasi ka pësuar edhe fraktura. Prej pasdites së djeshme në vendngjarje kanë qenë zjarrfikësit, policia dhe urgjenca mjekësore

Pësoi frakturë në këmbë, turisti polak bllokohet prej disa orësh në kanionin e Gjipesë (VIDEO)

Gjatë një turi që po bënte në Gjipe, mësohet se turisti ka pësuar frakturë në këmbë dhe nuk ka mundur dot të lëvizë, kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë ku gjendet.

Rreth orës 13:30 të një dite më parë turisti polak ka telefonuar policinë për ndihmë. Ai është lokalizuar dhe forcat e policisë si edhe Delta Forcë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë t’a nxjerrë turistin.

Share This Article