Turisti zviceran humb jetën në luginën e Valbonës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një turist zviceran vetëm 30 vjeç humbi jetën në luginën e Valbonës këtë të martë.

Së bashku me një 29-vjeçare, edhe kjo zvicerane, janë ngjitur në një shkëmb të thepisur, por për shkak të borës i riu ka rrëshqitur dhe ka rënë disa metra në humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Për nxjerrjen e tyre krahas forcave të policisë, është dashur dhe ndihma e këtij helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pas disa orësh kërkime është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 30-vjeçarit dhe dërgimin në spital të turistes 29-vjeçare që e shoqëronte.

Kanë qenë banorë të zonës që njoftuan policinë për aksidentin rreth orës 12:40. Burime bëjnë me dije se grupi ka qenë i përbërë fillimisht nga katër turistë, por 2 prej tyre janë shkëputur pasi dyshohet se kanë humbur rrugën.

Ata kishin zgjedhur Luginën e Thethit për të eksploruar, por aventura në një terren të vështirë nuk ka përfunduar mirë.

Share This Article