Turistja serbe ndërron jetë duke eksploruar Valbonën, vijnë në ndihmë forcat e kërkim-shpëtimit nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një turist ka humbur jetën në zonën e Valbonës këtë të shtunë, pasi, sipas informacioneve paraprake nga Policia, ka pësuar infarkt duke eksploruar zonën.

Njoftimin në Polici e ka bërë një turiste serbe, e cila ka raportuar se grupi i turistëve ndodhej në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë. “Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar”, tha Policia.

Share This Article