Turizëm edhe në lumë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Vlorë nuk ka vetëm det, por edhe lumë.

Lumi i Shushicës apo Lumi i Vlorës ka një perspektivë turistike me ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.

Banorët duan që ura 6 shekullore me tri harqe e Bratit, e cila lidh dy anët e lumit të jetë një tërheqje turistike. Mes mallit për vendlindjen, me këngë labe në sfond, banorët e larguar që kthehen janë turistët më besnikë.

Kryetari i fshatit, Qemal Malaj shprehet se kurrë nuk do të largohet nga fshati i lindjes. Malaj dhe banorët shqetësohen për projektin e ndërtimit të hidrocentralit në këtë zonë.

Për banorët e zonës, ky lumë quhet “Valbona e Labërisë” dhe fjalët për ta përshkruar bukurinë e saj nuk mjaftojnë, por vetëm shpresojnë që nga një zone e lënë në harresë, tashmë të jetë një destinacion turistik!

Share This Article