• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Turizmi, çfarë na mësuan të huajt

Turizmi, çfarë na mësuan të huajt

by albnews
25 January, 2025
in Albania
0
15
VIEWS

Shqipëria është e bukur, ashtu siç është kaotike. Përditshmëria apo rutina e bën shpesh të vështirë që vendasit të shohin të mirat dhe problemet që kamuflohen nën petkun e turizmit. Por cilat janë pikat tona të forta dhe të dobëta dhe çfarë po na mësojnë turistët në lidhje me natyrën, shërbimin, imazhin dhe kujdesin që duhet të tregojmë për një vend që i ka të gjitha, por që mund t’i humbasë shumë shpejt nëse tregohet indiferent

Shqipëria është kthyer në një destinacion interesant për të huajt sidomos në tre vitet e fundit, nxitur kjo nga promovimi ndërkombëtar që kanë bërë mediat e huaja, blogjet e udhëtimit, por edhe ndikimi i rrjeteve sociale si Instagram dhe Tik-Tok.

Vizitorë të huaj nga anekënd botës kanë komentuar në rreshta të tëra në platforma të organizuara udhëtimi, surprizat e tyre më të mëdha mbi atë se çfarë prisnin të gjenin në Shqipëri dhe çfarë gjetën në të vërtetë, çfarë deshën më shumë, çfarë nuk pëlqyen, pikat e forta dhe të dobëta.

Cilësuar shpesh si thesari i fundit turistik i pazbuluar në Europë, turistët kanë nxjerrë në pah shumë prej aspekteve që iu ka bërë përshtypje dhe vlerësojnë te Shqipëria, por miliona turistët që na kanë vizituar, na kanë bërë edhe ne vendasve të shohim disa aspekte të vendit me një tjetër sy.

Natyra, pjesa më e bukur e Shqipërisë, por duhet ta mbrojmë

Natyra është ndoshta aseti që ka mahnitur më së shumti të huajt në Shqipëri. Për shumë prej tyre nga komentet në Tripadvisor apo rrjete sociale është thuajse e paimagjinueshme që në një vend të vogël të gjesh kaq shumë larmishmëri dhe origjinalitet.

Nga magjia e Thethit, pamjeve piktoreske të Komanit deri te perëndimet idilike në Sarandë të gjitha janë bërë pjesë e vlerësimeve.

Një turist britanik solo traveller (që udhëton vetëm) shprehej së fundmi në Tripadvisor se kishte vetëm gjysmë dite mundësi për të vizituar Thethin “por pashë mjaftueshëm për të ditur se dua të kthehem për disa ditë të tjera këtu, ndoshta një javë.

Shtigje shumë të mira, pamje që të lënë pa frymë dhe Thethi është një vend i magjishëm për të ardhur kur do të largohesh nga gjithçka”.

Ksamili, nga ana tjetër, vendi më i marketuar në mediat ndërkombëtare duke e cilësuar si “Maldivet e Europës”, ndoshta nuk ka vlerësimet më të mira sidomos për shkak të dendësisë së çadrave, zhurmës dhe çmimeve në pikun e sezonit, por jashtë tij duket se merr vlerësime mjaft të mira.

Duke u fundosur me një vlerësim 2 nga 5 në Tripadvisor, vlerësimet pozitive të vjeshtës nuk kanë arritur ta përmirësojnë shumë këtë imazh të përkeqësuar online, por japin një ide se me një shfrytëzim më të mirë, ky destinacion mund të rifitojë pikët e humbura.

“Jam një amerikan që ka udhëtuar në 65 vende në 7 kontinente dhe shpjegimi i vetëm që kam për vlerësime kaq të këqija për Ksamilin është sikur dikush i ka paguar për t’u bërë.

Ksamili është përtej të qenët spektakolar, uji është mahnitës dhe qyteti në vetvete ka karakter. E vizitova në javët e para të tetorit dhe koha ishte shumë e bukur, kurse plazhet të qeta”, – shkruan një turist amerikan në Tripadvisor.

Teksa natyra është pika jonë e fortë, shumë prej të huajve komentojnë se ajo duhet të mbrohet dhe të tregohet shumë kujdes për hapat që hidhen si për sa i përket urbanizimit dhe rritjes së ndërgjegjes qytetare.

Thënë këtë, një nga pamjet më virale që nuk nderon aspak Shqipërinë në syrin e turistëve janë plastika dhe mbetjet në Koman, që kanë bërë xhiron e rrjetit.

Një prej tyre shprehej se teksa Komani në vetvete ofronte pamje si në përralla, por kur afroheshe pranë destinacionit final mund të shquaje që uji të merrte ngjyrë kafe, aspak të këndshme për syrin, kurse mbetjet që notonin ishin me shumicë.

Në këtë aspekt, ajo që turistët po na mësojnë është të duam më shumë natyrën dhe vendin tonë dhe të kujdesemi për të, sepse shkatërrimi i saj është shkatërrimi ynë.

Pushime aktive, më shumë sesa pushime në shezlong

Koncepti i pushimeve ndryshon nga individi në individ, por ajo që është vënë re gjatë këtyre viteve kur Shqipëria ka pasur një fluks të të huajve me kombësi të ndryshme është që pushimet për shumë prej tyre janë aktive.

Pjesa më e madhe e tyre preferojnë që të kombinojnë qëndrimin në plazh me një kohë të shkurtër me ecje dhe aktivitete që kërkojnë të mos qëndrosh në një vend.

Shpesh edhe kur kemi folur me struktura akomoduese, qoftë hotele, qoftë bujtina agroturizmi, na tregojnë se të huajt janë kureshtarë dhe duan të eksplorojnë, kurse vendasit parapëlqejnë të qëndrojnë joaktivë, kryesisht te bari, restoranti apo në shezlong sipas destinacionit ku ndodhen.

Dëshira e të huajve për të eksploruar duket se ka nxitur edhe guidat lokale të eksplorojnë shtigje të reja, por edhe ato ekzistuese, me një frekuencë më të lartë në destinacione që nuk kanë qenë shumë të njohura.

Për shembull, ngjitja në kalanë e Borshit u bë popullore mes turistëve në Jug, sidomos në tre vitet e fundit, shtegu nga Pasha Limani në Majën e Qifurit apo Kisha e Marmiroit në Orikum drejt Gjirit të Bristanit, si dhe shtigje për në Gramë.

Në këtë kontekst, të huajt po na mësojnë se pushimet nuk janë vetëm një luftë për shelzong, por edhe një peshqir në rërë apo gurë në breg të detit, një vrap apo ecje në natyrë dhe vlerësimi i gjërave të thjeshta për të cilën nuk të duhet të harxhosh shumë para.

Shqipëria ka imazhin e një vendi të pasigurt, por është krejt e kundërta

Shqipëria ka imazhin e një vendi jo shumë të sigurt ndërkombëtarisht, madje në disa raste ka imazhin e një vendi tejet të prapambetur ku në forume të ndryshme pyetet nëse ka internet apo qendra tregtare ku mund të blesh mallra konsumi.

Për të kuptuar perceptimin që ekziston për vendin, mjaft të klikosh në Google “Is Albania safe” (A është Shqipëria e sigurt) dhe automatikisht gjenerohen disa pyetje të tilla si: A është Shqipëria e sigurt për turistët apo për t’u vizituar, apo natën, ose për gratë, ose për turistët amerikanë, ose për të udhëtuar vetë.

Në faqe të ndryshme si pjesë e këtyre pyetjeve, përgjigjja është se Shqipëria është një vend i sigurt dhe duket se edhe më befasues është reagimi i të huajve kur vijnë në Shqipëri. Kësaj pyetjeje, shumë prej turistëve i përgjigjen me: Jam ndier më e sigurt në Shqipëri sesa në vendin tim (Londër).

Një tjetër komentues shprehet se është shumë më e sigurt se qytetet në Europën Perëndimore.

Jam udhëtare e vetme femër, e imët nga DC, e cila jeton në kryeqytet që nga tetori i kaluar, pasi u dashurova me plazhet në Jug. Unë jam me prejardhje nga Azia Juglindore, kështu që dukem që jam e huaj dhe jam absolutisht e dashuruar me njerëzit.

Ata janë shumë të mirë dhe do të bëjnë gjithçka për t’ju ndihmuar. Ju mund t’i lini gjërat me vlerë dhe unë kam dalë duke ecur vonë natën. Tregtarët madje numërojnë paratë e mia, sepse disa nuk flasin anglisht dhe më kanë kthyer kusurin kur mendoja se nuk kisha dhënë mjaftueshëm.

Vend shumë i sigurt, njerëz të mrekullueshëm”, – shprehet komentuesja WonderWold në Reddit. Turistët në këtë kontekst po na mësojnë se Shqipëria nuk është më delja e zezë, e cila përmendej dikur vetëm për klandestinë dhe narkotrafik dhe krim, por imazhi i saj po rikuperohet dhe për këtë duhet të vazhdojmë të punojmë çdo ditë.

Ushqimi, tradicionalja dhe autentikja janë përfaqësimi më i mirë

Kulinaria është një nga pikat e forta të Shqipërisë dhe duket se të huajt nuk kursejnë komplimentet kur bie fjala për gatimet tradicionale. Shumë prej të huajve kanë interes për të provuar ushqime tipike shqiptare, janë kureshtarë për anën tradicionale, muzikën vendase dhe ambiente që e ofrojnë këtë në paketë.

Rekordin për interesin e shtuar në kulinari e mbajnë pjata të tilla si tava e kosit, për të cilën turistët duket se interesohen për recetën, por edhe kanë nisur ta gatuajnë në vendet e tyre.

Në grupin e Visit Albania, me mbi 360 mijë ndjekës, herë pas here, turistët postojnë nga eksperienca e tyre në vendin tonë, ku ndër të tjera publikojnë edhe foto të ushqimeve shqiptare të gatuara në shtëpitë e tyre nga vendet ku ndodhen.

Po kështu fërgesa, byreku, speca të mbushur janë disa nga ushqimet më të pëlqyera dhe të rekomanduara mes njëri-tjetrit kur të huajt ndajnë përvoja mbi atë se çfarë duhet provuar.

Një shembull i mirë i asaj që marketon tradicionalen dhe autentiken janë agroturizmet në disa rajone në Shqipëri, të cilët nënvizojnë se gatimi i pjatave tradicionale të zonës me produkte të vendit është ajo që magjeps të huajt dhe u ofron atyre një eksperiencë tërësisht të re.

Në këtë kontekst, turistët po na mësojnë se tradicionalja dhe rrënjët janë ato ku duhet të kapemi fort, edhe kur “e huaja” është ajo që na josh vazhdimisht. Identiteti është pjesa më origjinale, konkurrues dhe pika jonë e fortë.

Shqiptarët janë mikpritës, por “pronarët” jo shumë

“Sapo jam kthyer nga një udhëtim 5-ditor me bashkëshorten në Shqipëri. Qëndruam në Tiranë dhe Berat.

Kisha lexuar shumë mbi mikpritjen në këtë vend, por eksperienca jonë nuk ishte tërësisht e tillë. Vura re që sa herë ndalonim në një biznes dhe pyesnim për diçka, përgjigjja ishte e ashpër.

Pra nëse pyet shitësin se çfarë mbushje ka byreku, shikimi ishte sikur ta kishe ofenduar.

Në Berat hyra në një dyqan antikesh dhe meqë jam koleksionist, pyeta për çmimin e disa banknotave.

M’u dhanë çmime të çuditshme prej 20-30 eurosh, sipas prerjes, kur në Itali kam blerë 1 mijë lireta apo edhe prerje të tjera në vende të tjera me çmime prej 1-3 euro.

Nuk më la kohë të bëja asnjë pyetje, por më tha direkt ‘A mbarove’, teksa ju kthye vëngër një tjetër turisti që kërkoi leje nëse mund të nxirrte kamerën dhe të bënte disa foto.

Shqiptarët në tërësi ishin të sjellshëm kur i kërkojë ndihmë për orientim, por fatkeqësisht pronarët e dyqaneve, shitësit e ushqimit të shpejtë dhe faturinot ishin kaq të ashpër”, tregon një turist në Reddit.

Ky është vetëm një rast dhe në tërësi, përshtypja për shqiptarët është se janë një vend mikpritës, por duket se shërbimi dhe sjellja në njësi më të vogla ka nevojë për përmirësim.

Një sjellje e tillë, në shumë raste është kritikuar edhe nga operatorët e mëdhenj turistikë, që nënvizojnë se njerëzit që shërbejnë në turizëm duhet të “buzëqeshin” më shumë.

Askush nuk e pëlqen situatën kaotike që sjell turizmi në tërësi, por të gjithë janë të ndërgjegjshëm se këta njerëz po shpenzojnë para dhe njëkohësisht po ndihmojnë ekonominë, ndaj duhet gjetur balanca dhe peshorja duhet të anojë gjithmonë nga klienti, në këtë rast turisti.

Mungesa e fuqisë punëtore në tërësi dhe shpërthimi i menjëhershëm në fushën e turizmit e ka gjetur vendin të papërgatitur, ku aktualisht vetëm strukturat e mëdha ofrojnë standarde në shërbim; ato më të vogla, me aktivitet të drejtpërdrejtë apo që janë pjesë e zinxhirit të saj, duhet kohë e gjatë për të ofruar një shërbim cilësor.

Në këtë kontekst turistët po na mësojnë se të kesh turizëm nuk duhet vetëm natyrë, por edhe sjellje e shërbim. Të gjitha këto së bashku e bëjnë eksperiencën turistike unike.

Mbetjet dhe kafshët e braktisura, probleme që sillen në vëmendje

Turistët, ashtu sikurse kanë reklamuar në rrjetet e tyre sociale anën më të mirë të Shqipërisë, duket se nuk kanë hezituar të kritikojnë ato që në syrin e tyre nuk janë në harmoni me një destinacion turistik.

Vitin e shkuar, një ankesë jo e vogël ishte ajo lidhur me mbetjet. Shumë prej tyre postonin foto nga vendet ku bënin ecje në maja malesh, apo lugina, nga ku mbetjet dhe plastika të hedhura pa kriter mbretërorin.

Në disa raste, inertet e hedhura buzë rrugëve madje edhe në zona turistike mjaft të vizituara siç janë plazhet e Jugut janë bërë pjesë e diskutimeve.

Në Ksamil por edhe në qytete të tjera, një pjesë e mirë e turistëve ankoheshin për male me mbetje dhe erë të keqe në orare të ndryshme kur shërbimi i heqjes së tyre ishte anashkaluar.

Një pjesë tjetër komentojnë papërgjegjshmërinë që kanë zakonisht vendasit karshi natyrës kur konsumojnë diçka.

Si një turist me shumë respekt për natyrën dhe për tokën tuaj, po përpiqem të të tregoj se sa i tronditur jam nga të gjitha mbeturinat përreth.

Vendet e bukura janë të mbushura me turistë të pacivilizuar si dhe vendasit, dhe pak ose aspak rregulla, e lëre më kontrollet për respektimin e rregullave bazë. Kam udhëtuar përgjatë vijës bregdetare dhe ka shumë pak vende të paprekura nga turizmi masiv dhe plehra.

Kam vizituar parqet arkeologjike të Butrintit dhe Apolonisë (njerëz që hedhin gurë dhe ulen në kolona të lashta … vërtet nuk di çfarë të them), më pas u ndala në Syrin Blu për të gjetur një vend të shkatërruar me njerëz që zhyten në një pellg të bukur uji, i cili është qartësisht i ndaluar nga një arsyeje e shëndoshë por gjithashtu nga shenjat që janë aty.

Çdo gjë po shkatërrohet minutë pas minute dhe nuk jam rehat me këtë mendim”, – komenton një turist.

Ajo që bie në sy negativisht për Shqipërinë janë kafshët e braktisura. Në grupe të ndryshme mund të hasësh pafund të huaj që adoptojnë qen të braktisur dhe shprehen të habitur sesi nuk ndërhyhet për të ngritur streha dhe për t’i sterilizuar qentë dhe macet që hasen në çdo cep nëpër qytete.

Një situatë si kjo duhet të na mësojë se mungesa e përgjegjshmërisë qytetare do të kthehet në bumerang për të gjithë.

Hedhja e mbeturinave pa kriter do të shkatërrojë edhe atë pjesë të bukur që i ka mbetur Shqipërisë, duke i dhënë fund lavdisë në turizëm, por mbi të gjitha mundësisë për një jetë cilësore të vetë shqiptarëve.

Investimet në infrastrukturë dhe hekurudhat janë të nevojshme

Shqipëria ka qenë një kantier i hapur viteve të fundit, me disa akse kryesore për ndërtim. Përmirësimi i infrastrukturës duke lehtësuar aksesin drejt destinacioneve turistike ka qenë vazhdimisht pjesë e diskutimeve mes operatorëve turistikë shqiptarë dhe agjencive të huaja.

Këto të fundit, në shumë raste, e përjashtojnë Shqipërinë nga planet e tyre për shkak të kohës së gjatë që turistët duhet të kalojnë në autobus, teksa drejtohen nga avioni në hotel.

Bashkë me rrugët e hapura dhe ato në plan, aeroportet e reja, ai i Vlorës që pritet të nisë aktivitetin këtë vit, si dhe ai i Gjirokastrës, që mbetet ende në letra, ka shumë turistë që çuditen me mungesën e hekurudhave.

Në rrjete sociale nuk mungon interesi i turistëve për ecurinë e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas, ku një prej tyre, britanik, në grupin Visit Albania interesohet nëse kanë ecur punimet dhe a do të nisë funksionimi këtë vit.

Në këtë kontekst, Shqipëria është e vonuar në përshtatjen e infrastrukturës së saj, me bumin turistik aktual dhe disa hapa duhet të ishin hedhur më shpejt për t’ju përgjigjur kësaj kërkese.

/MONITOR

Previous Post

Ishte amaneti i Kryepeshkopit, ja se ku do të prehet Anastas Janulltos

Next Post

Dritëhijet e paktit Rama-Meloni

albnews

albnews

Related Posts

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen
Albania

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper
Albania

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!
Albania

Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!

4 July, 2025
Next Post
Dritëhijet e paktit Rama-Meloni

Dritëhijet e paktit Rama-Meloni

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

EMRAT/ 21 drejtorët në bashkinë e Vlorës që iu bindën “ultimatumit” të Ramës, dhanë dorëheqjen

4 July, 2025
Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

Një trup qiellor misterioz në sistemin tonë Diellor

4 July, 2025
“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

“Plumbi i Artë”/ Atentati ndaj Arjan Ndojës, Erjon Alibej: Do ta vrisnin me snajper

4 July, 2025
“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

“Rruga e vdekjes”/ Autostrada ku humbi jetën Diogo Jota, e njohur për gjendjen e saj të keqe! Prej kohësh ankesa nga qytetarët

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5064 shares
    Share 2026 Tweet 1266
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2539 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1948 shares
    Share 779 Tweet 487
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM